Covid-19 merr 4 jetë, rritet numri i të infektuarve, ulet i të shëruarve në 24 orët e fundit

schedule16:02 - 12 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 12 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 4 pacientë humbën jetën nga koronavirusi duke mos arritur që të fitojnë luftën me sëmundjen. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e humbën luftën me COVID-19, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti. Po kaq viktima ishin edhe dje. Ndërkohë që sot kemi një rritje të rasteve. Nga 952 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, teksa dje ishin 168.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë që sot kemi 85 të shëruar, 9 më pak se ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. “Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. 

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre. 

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. 

 Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19” mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         171

Të shëruar ne 24 orë                      85

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  952

Testime totale                   99,598

Raste pozitive                    15570

Raste të shëruara            9585

Raste Aktive                        5561

Humbje jete                          424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2855

Durrës      593

Shkodër   414

Korçë    291

Lezhë        273

Elbasan     231

Fier          264

Vlorë     199

Kukës        153

Berat      145

Dibër     82

Gjirokastër   61

Nr           Bashkia Rastet Ditore

1              Tiranë   41

2              Shkodër 6

3              Krujë     3

4              Durrës  18

5              Fier        11

6              Kurbin

7              Korçë    6

8              Devoll

9              Elbasan 5

10           Kukës    1

11           Lezhë

12           Has

13           Kavajë

14           Lushnje  14

15           Vlorë     5

16           Pukë

17           Mirditë 2

18           Rrogozhinë

19           Tropojë   2

20           Berat     7

21           Mallakastër5

22           Librazhd 8

23           Kamez

24           Mat        2

25           Gjirokaster 7

26           Pogradec

27           Permet

28           Sarande

29           Delvine

30           Tepelene 4

31           UraVajgurore

32           Vau I Dejes

33           Divjake

34           FusheArrez

35           Selenice

36           Belsh

37           Diber

38           Malesi e Madhe 2

39           Prrenjas 4

40           Roskovec

41           Bulqize 3

42           Himare

43           Peqin 2

44           Memaliaj

45           Kolonje

46           Klos

47           Gramsh

48           Shijak

49           Kucove 7

50           Skrapar 5

51           Finiq

52           Vore

53           Maliq

54           Patos 1

55           Cerrik

56           Pustec

Totali 171

 

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!