Shtatë të arrestuar në Tiranë, zbardhen detajet

schedule10:21 - 21 Tetor, 2020

schedule 10:21 - 21 Tetor, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestua në flagrancë një 31 vjeçar, i cili kishte përvetësuar një celular të vjedhur.

Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i një 38 vjeçari, pasi në rrugën “Shefqet Musarai”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta tezen e tij.

Policia njofton se ka shoqëruar edhe një 47-vjeçar gjatë protestës së djeshme në bulevardin “Gjergj Fishta” pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për ta dërguar në komisariat.

Ndërkohë, raportohet se nga Policia Rrugore janë arrestuar dy persona për drejtimin e makinës pa patentë, ndërsa dy të tjerë për drejtim të makinës në gjendje të dehur. /abcnews.al