Del urdhri për fundjavën: Të gjithë në shtëpi, kur rifillon lëvizja

schedule11:16 - 3 Prill, 2020

schedule 11:16 - 3 Prill, 2020

Shqiptarët sërish gjatë fundjavës do të jenë të ndaluar për të dalë nga shpia si masë ndaj parandalimit të përhapjes së kronavirusit.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se nesër deri në orën 13:00 janë lëvizjet e fundit që do të bëhen për plotësimin e nevojave bazë, për tu rikthyer sërish të hënën në orën 05:00.

Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi“, shkruan Rama.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë 16 viktima nga Covid 19 dhe 304 persona janë konfirmuar të infektuar./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!