Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në afërsi të një lokali në pronësi të 46-vjeçares Hana Fojleta, mbrëmjen e sotme pranë shkollës Pyjore në Shkodër. Burime bëjnë me dije për ABC se nga shpërthimi nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Deri më tani janë shoqëruar katër persona të dyshuar si të përfshirë ose që kanë dijeni për ngjarjen.
“Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”. njofton policia./mv.abcnews.al

