Mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 ka ndodhur një shpërthim në një makinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ende nuk është verifikuar nëse shpërthimin e ka shkaktuar ndonjë defekt teknik apo kemi të bëjmë me lëndë plasëse.
Gjithashtu nuk dihet nëse ka pasur njeri brenda makinës në momentin e shpërthimit. Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën me perimetrin e sigurisë./ Abcnews.al