Teksa procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin, një incident është regjistruar në Rrogozhinë.
Disa persona, mbështetës të PS, janë konfliktuar në ambientet e jashtme të KZAZ-së në Rrogozhinë. Shkak për sherrin mes tyre mësohet të jetë bërë procesi zgjedhor.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka rrethuar zonën me shirit ndarës, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt./mv.abcnews.al