EMRI/ Sherr me sende të forta në Gjirokastër, një i vdekur

schedule21:03 - 17 Qershor, 2020

schedule 21:03 - 17 Qershor, 2020

Një person ka mbetur i vdekur në Gjirokastër si pasojë e një konflikti. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se viktima është Andrea Xhavara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Labovë. Konflikti ka nisur mes dy personave, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një çështje pronësie.

Mësohet se Xhavara është qëlluar me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për autorin si dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!