Një incident është regjistruar mesditën e sotme në minierën e Martaneshit. Nga informacionet paraprake dyshohet se disa minatorë kanë mbetur të bllokuar.
Disa prej minatorëve kanë mundur të dalin ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e të tjerëve.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur katër autoambulanca. Nuk dihen ende shkaqet e incidentit dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Dibra dhe Burreli./Abcnews.al