Saimir Tahiri reagon pas dënimit me burg: “Ju dua shumë! Më vjen keq që shkoi kështu!”

schedule18:06 - 4 Shkurt, 2022

schedule 18:06 - 4 Shkurt, 2022

Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar pak minuta pas dënimit me 3.4 vite burg duke e cilësuar këtë vendim të padrejtë. Ish-ministri shkruan se nuk e priste të shkonte kështu, ndërsa falenderon këdo që e mbështeti gjatë kësaj periudhe të gjatë.

Reagimi i Saimir Tahirit

Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!

Argumentet e gjykatës për dënimin e Saimir Tahirit:

1.Në ngarkim të Saimir Tahirit rezulton lidhje e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj.

2. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve vendor dhe qendror kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa në drejtim të luftimit të veprimtarie kriminale.

3. Shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese

4. Shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikut të narkotikëve me Moisi Habilaj e të tjerë në kuadër të një organizmi kriminale me këtë veprimtari.

5. Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të veprimtarisë së aktiviteteve të paligjshme furnizues me lëndë narkotike që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimit në mënyrë të paligjshme të autoritete shtetërore dhe pasojat kriminale të ardhura.

6. Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për ti dhënë eficenses të plotë strukturave më të lartë drejtuese të drejtorisë vendore të policisë Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara dhe në kundërshtim me ligjin.

7. Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit

8. Për rrjedhojë Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprën penale shpërdorimi i detyrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!