Rritet numri i viktimave nga Covid, humbin jetën 2 pacientë

schedule16:52 - 17 Gusht, 2020

schedule 16:52 - 17 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 2 persona nga Covid 19, duke e çuar në 230 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Viktimat janë një 60 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Korça.

LEXO EDHE: 119 raste me koronavirus, 21 persona luftojnë me vdekjen

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Siç konfirmon ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 119 raste pozitive në të gjithë vendin, duke e çuar në 7499 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)
Testime totale 50928
Raste pozitive 7499
Raste të shëruara 3816
Raste Aktive 3453
Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1854
Durrës 433
Shkodër 290
Fier 150
Lezhë 134
Korçë 132
Vlorë 127
Kukës 107
Elbasan 101
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!