Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 127 raste të reja me Covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 820 testime të kryera kanë rezultuar pozitive me Covid 127 raste të reja duke e çuar në 13 518 të infektuar në vendin tonë.
Sipas ministrisë rastet e reja me Covid janë konfirmuar 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 103 qytetarë, ndërsa në dy spitalet po trajtohen 190 pacientë, 16 ne terapi intensive dhe 5 te intubuar.
Ndërkohë kanë humbur jetën 4 të tjerë duke e çuar në 384 numrin e viktimave.
LEXO EDHE: 4 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit
COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75./abcnews.al