Situata e Covid-19 në vendin tonë nuk njeh përmirësim. Në 24 orët e fundit në vend është shënuar një tjetër rekord të infektuarish, 786 raste nga 2592 testime të kryera në total.
MSH raporton se në 24 orët e fundit humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, të cilët kanë përfunduar karantinën 14-ditore në banesë, por që prej ditësh nuk i nënshtrohen më tamponit.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Gjithashtu ju Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.
COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar ne 24 orë 349
Të shtruar në spitale 424
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,592
Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148
/mv.abcnews.al