Rekord, 69 raste pozitive me koronavirus vetëm sot

schedule10:32 - 15 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 15 Qershor, 2020

ISHP njofton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 69 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1 590 numrin total të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.

Mësohet se numri i rasteve aktive ka shkuar në 499, shumica  e të cilave janë në Tiranë.

Rastet e reja janë të ndara si vijon: 28 në Tiranë, 16 në Shkodër, 8 në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan dhe nga një rast në Kamzë, Mallkaastër, Pukë dhe Lushnje.

ISHP theksoi se rastet e reja të konfirmuara me koronavirus janë kryesisht raste kontakti dhe pacientët janë infektuar gjatë aktivitetit të bizneseve që janëe rihapur pas karantinës.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i të shëruarve duke shkuar në 1 055.

Mësohet se aktualisht tek Infektivi gjenden të shtruar 50 persona, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive.

60 për qind e të shtruarve janë nga Tirana.

Ndërkohë, njëri prej të shtruarve është i intubuar dhe duke luftuar me vdekjen.

Gjatë javëve të fundit janë rritur ndjeshëm rastet me koronavirus për shkak të lehtësimit të masave.

STATISTIKA

Testime totale 20813
Raste pozitive 1 590
Raste të shëruara 1055
Raste Aktive 499
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 249
Shkodër 68
Krujë 63
Kamëz 27
Durrës 25
Vlorë 21
Lushnje 13
Pukë 11
Elbasan 6

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!