Trajneri Edoardo Reja ka shuar të gjitha dyshimet për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Andorrës dhe ka ndryshime. Radha e Berishës për të mbrojtur kuadratin e portës, ndërkohë që në mbrojtja krah Gjimshitit dhe Ismajlit do të luajë Veseli.
Nisur nga niveli i kundërshtarit, Reja ka vendosur që të luajë me Roshin dhe Trashin nga krahët. Memushaj mbetet titullar, ndërkohë që Ndoj dhe Ramadani janë risitë. Sulmi gjithashtu ka lëvizje. Balaj do të luajë titullar, së bashku me Manajn.
E enjte, më 14 nëntor 2019, 20:45
Stadiumi “Elbasan Arena, Elbasan
SHQIPËRI-ANDORRË
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Roshi, Ramadani, Ndoj, Memushaj, Trashi, Manaj, Balaj. Trajner: Edoardo Reja
Andorra: Gomes, Martinez, Vales, Garcia, Clemente, Moreno, Alaez, San Nicolas, Cervos, Rubio, Llovera. Trajner:
Gjyqtarë: Kristo Tohver, Silver Koiv, Aron Härsing, Roomer Tarajev (EST)
/ abcnews.al