Kryeministri Rama takim me Albin Kurtin

schedule15:56 - 3 Mars, 2021

schedule 15:56 - 3 Mars, 2021

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjithashtu ditën e sotme Albin Kurti do të takohet edhe me liderin  e opozitës, Lulzim Basha, ndërsa më pas pritet të zhvillojnë një komunikim të përbashkët për mediat.

Më herët Kurti prezantoi kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes, për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës është në ditën e dytë të vizitës në vend, ndërsa ditën e djeshme gjatë përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe figura të tjera rëndësishme politike të rajonit u bënë bashkë në Lezhë.

/abcnews.al/