Rama paralajmëron: Mund të mos kemi koalicione parazgjedhore

schedule19:54 - 7 Korrik, 2020

schedule 19:54 - 7 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët, sipas qarqeve.

Takimet janë zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, që prej orës 13:00 deri në orën 19:00, kohë në të cilën nisi takimi me opozitën parlamentare.

Sipas informacioneve, në takimin me deputetët, Rama u ka kërkuar që të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 2021.

Mësohet se kryeministri ka thënë në takim se nuk do të mbahen zgjedhje të parakohshme për krerët e bashkive dhe se ata do të vijojnë mandatin normalisht.

Burimet kanë njoftuar se kryeministri Rama është shprehur gjithashtu se mund të ketë ndryshime të drejtuesve të qarqeve.

Ky qëndrim i kryeministrit erdhi pas kërkeses së Paulin Sterkaj që qyteti i Shkodrës të shihej me përparësi.

Po ashtu, ai u ka shprehur dhe qëndrimin tij në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor .

Rama ka thënë se nuk është dakord për lista të hapura, ndërsa ka theksuar se ekziston mundësia që të mos ketë koalicione parazgjedhore.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, iu ka thënë Rama deputetëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!