Rama paralajmëron Bashën për marrëveshjen e 5 qershorit: Mos na provokoni se…

schedule12:58 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 11 Korrik, 2020

Kreyministri Edi Rama ka paralajmëruar kreun e PD Lulzim Basha për kërcënimet për prishje të marrëveshjes së 5 qershorit.

Rama thotë se PD-së nuk ia ka borxh askush, pasi ka marrë gjithçka që deshi dhe tashmë nuk do të mbajë peng Kuvendin dhe zgjedhësit.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se…

S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”, shkruan Rama./abcnews.al