Brenda 10 ditëve në Shqipëri do të vijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në një postim në Facebook, ku thekson se do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes.
Por ende nuk dihet nëse 50 mijë dozat do të jenë dhuratë si herën e parë nga Emiratet e Bashkuara, apo marrëveshja është direkte me Rusinë.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.
Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet” shkruan Rama.
Në 22 mars mbërritën në Shqipëri 10 mijë vaksinat e para ruse “Sputnik V” dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara.
Përpos “Pfizer” dhe me “Astra Zeneca”, aktualisht në Shqipëri po kryhet vaksinimi masiv me dozat kineze./ db/ Abcnews.al