Rama i përgjigjet Metës: Po e përdor zyrën e Presidentit si llogore lufte politike

schedule15:05 - 30 Korrik, 2020

schedule 15:05 - 30 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit Ilir Meta për ndryshimet kushtetuese.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter shkruan se kreu i shtetit nuk do ti pengojnë dot ndryshimet kushtetuese, ashtu siç nuk arriti që ta bënte me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar.

LEXO EDHE: Meta për ndryshimet kushtetuese: Asgjësuat marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit e 5 Qershorit

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!” shkruan Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!