Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Qeveria paketë ndihme trefish për familjet në nevojë, rriten pagat për mjekët (Kategoritë)

schedule17:21 - 22 Tetor, 2021

schedule 17:21 - 22 Tetor, 2021

Qeveria shqiptare ka miratuar paketën e ndihmës për familjet në nevojë, që do të futet në fuqi në janar të vitit 2022. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar vendimet e qeverisë për ndihmën e familjeve në nevojë, që përfitojnë asistencë. Paketa përfshinë edhe fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara.

Kemi disa vendime të rëndësishme për të komunikuar. Pas diskutimeve për buxhetin, sot qeveria mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për 2022 dhe po komunikojmë vendimet e rëndësishme. Këto politika të reja do të influencojnë në mbështetjen e qytetarëve në nevojë si ai i ndihmës ekonomike.



Dua të ndaj disa vendime të rëndësishme. Programi i ndihmës ekonomike do të ketë një rritje të masës së ndihmës për të gjitha familjet në masën 10%. Do të ketë politika të shënjestruara për familjet që përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike; familjet me mbi tre fëmijë nën 18 vjeç do të kenë një rritje të ndihmës me dy herë.

Do të vijojmë që të mbështesim fëmijët jetimë, duke ua dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi, dy herë më shumë. Edhe për gratë e trafikuara dhe dhunuara do të ketë një rritje me tre herë. Për të vijuar me mbështetjen për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen gjithashtu me subvencionin e energjisë, 45 mln dollarë do të vijojnë të alokohen për këto shtresa” tha ajo.

Gjithashtu ministrja njoftoi se do të ketë rritje të pagave edhe për mjekët dhe infermierët nga 1 korriku i vitit 2022.  “Do të ketë një rritje për pagat për personelin shëndetësor, mjekë dhe infermierë. Vetëm për 2021 është rritur 40% paga për mjekët, ne do të vijojmë në 2022 me 6% rritje të pagës për mjekët dhe infermierët duke u futur në fuqi nga 1 korriku 2022” tha Manastirliu./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!