Arrestohet autori i plagosjes së Hilë Gjinit në Lezhë

schedule10:26 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 10:26 - 1 Dhjetor, 2020

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit Hilë Gjini, të ndodhur ditën e sotme në Balldre të Lezhës.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Lexo edhe: EMRI/ Në makinë me 2 fëmijët, 43-vjeçari në Lezhë qëllohet me armë zjarri sapo del nga banesa

Autori i plagosjes, Gjergj Gjini 69-vjeç, dyshohet se e ka plagosur për motive pronësie 43-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Identifikohet autori i plagosjes me armë zjarri në Lezhë, policia jep detaje

Sakaq strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

Policia /Informacion

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. Gj.

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë  në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al/