Drejt një biznesi në Kamzë është qëlluar me armë zjarri, pas mesnate. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”. Biznesi, një agjenci funerale, është në pronësi të Emriana Mukës, ndërsa për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al/