Vlora është futur sërish në hartën Covid, pas shumë javësh. Gazetari Elton Nikaj bën të ditur për abcnews.al se në Vlorë është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.
Gazetari Elton Nika raporton për Abc News se rasti i ri është një një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe. Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë.
Ndër të tjera mësohet se i infektuari fatmirësisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
LEXO EDHE: Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Gjirokastër, 3 raste edhe në Krujë
Dyshohet se i prekuri ka pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë, ku dyshohet të ketë marrë virusin. Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua rekord me numrin e të prekurve në vend. Gjatë 24 orëve u konfirmuan 42 të infektuar me koronavirus. /abcnews.al