PS depoziton kërkesën për vettingun, “topi” në derën e Bashës

schedule12:02 - 15 Tetor, 2021

schedule 12:02 - 15 Tetor, 2021

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut. Gazetarja e “ABC” Esiona Konomi ka siguruar draftin, amendamentin Kushtetues që është përgatitur nga shumica socialiste për vettingun. Afatet e komisioneve të vettingut përfundojnë 5 vite nga momenti i funksionimit, praktikisht në qershor të vitit që vjen, por koha nuk është e mjaftueshme për t’i kaluar të gjithë në filtër.

Për arsye PS-ja kërkon që afatet e komisioneve, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shtyhen me 2 vite deri në 2024. Por që të bëhen ndryshimet Kushtetuese kërkohen votat e PD-së në parlament. Opozita është shprehur se do të presë të shikojë draftin më pas do të shprehet.

Edi Rama tha sot se nuk do ketë asnjë negocim për këtë cështje duke mohuar zërat për një shkëmbim, duke dhënë votat për ndryshimet në reformën territoriale në këmbim të asaj për drejtësinë.

Zgjatja e Vettingut është domosdoshmëri, nuk është diçka për t’u negociuar” tha Rama. Tashmë pritet përgjigja e Lulzim Bashës. Nëse konsensusi mungon, si gjithmonë pritet që në skenë të dalin ndërkombëtarët./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!