Protesta e 8 janarit, Prokuroria merr Berishën nesër në pyetje, pasnesër Bashën

schedule17:47 - 12 Janar, 2022

schedule 17:47 - 12 Janar, 2022

E enjtja dhe e premtja do të jetë dy ditë të nxehta.

Ish-kryeministri Sali Berisha nesër në orën 10:30 pritet që të ngjisë shkallët e Prokurorisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me protestën e datës 8 Janar në selinë e PD-së që përfundoi në dhunë dhe shkatërrim.

Dy net më parë, lideri historik i demokratëve që u përjashtua nga partia që themeloi 30 vite më parë deklaroi se nëse do të thirret nga organi i akuzës për të dhënë dëshminë e tij do të shkojë.

Tashmë që thirrja i është dërguar, pritet nëse ish-kryeministri do të shkojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Gazetari i “ABC” Ermal Vija mëson se një ditë më pas, pra pasnesër në prokurorinë e Tiranës është thirrur Lulzim Basha, të cilit gjithashtu do i merret dëshmia për ngjarjen.

Prokurori i çështjes që do të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën është Elio Mazreku.

Sot gjykata vendosi lirimin nga qelia të 34 protestuesve që u arrestuan mbrëmjen e së shtunës menjëherë pas tubimit. Të gjithë do të hetohen në masa më të lehta duke i shpëtuar qelisë.

Penalisht u proceduan edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi me Flamur Nokën.

Pas përplasjeve të së shtunës të dyja palët kanë hedhur akuza të ndërsjella për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe përdorim të dhunës.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!