Ishte regjistruar në emër të dy personave, prokuroria sekuestron 679m2 truall në Sarandë

schedule13:38 - 22 Korrik, 2022

schedule 13:38 - 22 Korrik, 2022

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar  një sipërfaqe prej 679m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës, e cila ishte regjistruar në shkelje të ligjit.

Kërkesa është bërë nga Prokurori Kledian Llaho, i cili ka avancuar në hetimet ndaj ish-Drejtuesve dhe zyrtareve te ASHK Sarandë.

Burimet bëjnë me dije se trualli i sekuestruar ndodhet në zonën “Turizëm – Kanali i Cukës” dhe nga pronësi shtet ishte regjistruar në emër të dy biznesmenëve nga Saranda, të cilët aty kishin ngritur biznes. Ky sekuestrim është në kuadër të procedimit penal 297 të vitit 2021 ku në 24 mars u arrestuan 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK Sarandë dhe u shpall në kërkim ish-Drejtoresha e institucionit.

Sekuestrimi i sotëm vjen pas sekuestrimit te 9920 m2 truall në 2 qershor me urdhër të Prokurorit Llaho, të tjetërsuar me dokumente të falsifikuar dhe të regjistruar më pas në emër të 11 personave privatë.

Toka e sekuestruar ishte e regjistruar në emër të dy shtetasve K.GJ dhe M.N.

/Abcnews.al/