Një konflikt raportohet të ketë ndodhur në bashkinë e Gjirokastrës. Gazetari Oregest Sako bën me dije për abcnews.al se konflikti ka ndodhur mes drejtorit të Ujërave për Zonat rurale, Bashkim Tola dhe vartësit të tij (përgjegjës) për ujësjellësin rural Engjell Imeraj.
Mësohet se pas debateve konflikti verbal ka agravuar edhe në dhunë fizike mes dy zyrtarëve.
Ndërkaq, Bashkim Tola sot është paraqitur dhe ka bërë kallëzim ndaj vartësit të tij, Engjell në Dvp e Gjirokastrës. /abcnews.al