Një person i moshës 30-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe kapjen e autorit./m.v. abcnews.al