EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Theth, një person transportohet drejt spitalit

schedule15:23 - 26 Shtator, 2021

schedule 15:23 - 26 Shtator, 2021

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Theth të Shkodrës. Policia njofton se Gëzim Ndrezaj 47 vjeç me profesion murator, është plagosur në këmbë dhe po dërgohet në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!