EMRI/ Plagosja në Tiranë, policia identifikon autorin

schedule22:07 - 11 Shtator, 2020

schedule 22:07 - 11 Shtator, 2020

Identifikohet autori i plagosjes së 30-vjeçarit, të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ai është Kevin Cungu.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën në rrugë “5 Maji” dhe po punojnë për kapjen e Cungut, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sipas policisë pas një konflikti të çastit ai ka plagosur me pistoletë Rexhep Gjelin, 30-vjeç. Ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes”, njofton policia./m.v. abcnews.al

Rruga ku ndodhi ngjarja