Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Plagoset me armë zjarri një person në Rrëshen, FNSH në aksion për kapjen e autorit

schedule18:25 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 18:25 - 15 Dhjetor, 2020

Një 51-vjeçar me iniciale A.K. është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 ndërsa 51-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin mjekësor.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Në aksion janë edhe shërbimet e policisë së Lezhës dhe Mirditës dhe FNSH-së për krehjen e zonave duke ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.



Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!