Pesë humbje jete dhe 942 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule17:38 - 2 Shkurt, 2021

schedule 17:38 - 2 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 942 raste të reja me koronavirus nga 3856 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve raporton po ashtu se si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në 79,934 kurse ai i viktimave rritet në 1,398.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç.

COVID-19 – Statistika (2 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        942

Të shëruar në 24 orë     455

Të shtruar në spitale     405

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3856

Testime totale            365,309

Raste pozitive             79,934

Raste të shëruara        48,377

Raste Aktive                30,159

Humbje jete                 1398

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17144

Fier       2479

Durrës    708

Shkodër    1494

Vlorë     1445

Elbasan   1418

Lezhë    1064

Korçë    948

Berat     924

Gjirokastër 631

Kukës    474

Dibër     430  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!