Përplasje me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, tre të plagosur

schedule12:50 - 5 Gusht, 2020

schedule 12:50 - 5 Gusht, 2020

Konflikti i dy familjeve në Tiranë është përshkallëzuar në dhunë fizike ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhaferr Zelka” ku dy familjet janë konfliktuar për motive pronësie dhe më pas kanë përdorur edhe sende të forta.

Policia ka arrestuar A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al