Ardian Çapja ka mbetur i plagosur paraditen e sotme pas një atentati me armë zjarri në lagjen Krastë në Elbasan.
Fillimisht ai është paraqitur në spitalin e Elbasanit, por më pas është transportuar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
“Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ndërkohë gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al, se pas kësaj ngjarjeje forcat e policisë kanë gjetur një automjet të djegur në vendin e njohur si “Fushë-Mbret”.
Lexo edhe: Plagë plumbi, policia jep detajet e plagosjes së Ardian Çapjas
Në brendësi të makinës ka pasur edhe fishekë të cilët kanë plagosur punonjësin e zjarrfikëses i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe identiteti i personave që kanë qëlluar në drejtim të Çapjas./ abcnews.al