Gjatë 24 orëvë të fundit ISHP ka konstatuar 9 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 548 numrin total të të prekurve.
Një ditë më parë u konfirmuan pozitivë 21 persona. Qyteti më problematik sot është Laçi me 5 raste, ndërsa janë konfirmuar edhe 2 raste në Kukës dhe nga një rast në Fier dhe Tiranë.
Rakacolli konfirmoi ndërkohë se në spitale gjenden 43 persona të shtruar. Nga këta, 35 janë në infektiv dhe 8 në Sanatorium.
Nga totali i personave të shtruar, 11 prej tyre janë në terapi intensive.
Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin krahas Tiranës.
Raste të reja sot
-5 raste Kurbin
-1 rast Tiranë
-2 raste Kukës
-1 rast Fier
Raste totale që nga 9 marsi
– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste. /abcnews.al

