Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Çfarë u fol

schedule09:34 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 09:34 - 2 Dhjetor, 2019

Ka zgjatur 60 minuta mbledhja  e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në mbledhje ishte i pranishëm, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e qeverisë Rama, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se pak më parë është larguar kryeministri Edi Rama edhe përfaqësuesit e tjerë kanë lënë zyrën e Presidencës. Në mbledhje është folur për  mënyrën se si do të menaxhohet në terren situata pas tërmetit.

Mbledhja është e një rëndësie të veçantë dhe ndaj pritet të ketë një deklaratë të shkurtër. Ajo që bëhet e ditur është fakti se Rama dhe ministat i kanë raportuar presidentit situatën në terren.

Po ashtu edhe kreu i qeverisë ka paraqitur edhe idenë e tij për penalitet me pronarët e pallateve, për të cilët ka thënë se do të paguajnë dhe riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në pallatet e ndërtuara prej tyre.

Kjo është hera e parë që Meta therret Këshillin e sigurisë kombëtare pas tërmetit tragjik.

Sot Rama mblodhi për herë të pestë qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!