Vllaznia zyrtarisht e ka zgjedhur trajnerin e ti. Hysen Dedja do të jetë kreu i pankinës së klubit shkodran, pas largimit të Mirsad Jonuz. “KF Vllaznia bën të ditur se trajneri i ri i skuadrës tonë është përzgjedhur Hysen Dedja. Prezantimi i tij para mediave do të bëhet në orën 12.30”, njofton klubi shkodran.
Dedja, për herë të fundit në Superiore ka drejtuar Lushnjën dhe për të është një rikthim në kampin kuqeblu. Ai e ka drejtuar edhe tre herë të tjera Vllazninë, në periudhat 1996-1998, 2002-2003 dhe 2005-2006.
Si lojtar, Dedja ka luajtur vetëm me shkodranët dhe pasi e ka mbyllur ka drejtuar disa ekipe, si Bylisi. Luftëtari, Teuta, Erzeni, Laçi dhe Bylisi. Dy herë kampion me Vllazninë si lojtar dhe një herë si trajner, Dedja pason Jonuz dhe do të nisë punën në krye të kuqebluve. /abcnews.al