Pas Shkodrës, aksione edhe në Korçë për heqjen e kamerave “spiune”

schedule09:19 - 27 Janar, 2023

schedule 09:19 - 27 Janar, 2023

Pas qytetit të Shkodrës dhe Vlorës, Policia e Shtetit ka ndërmarrë aksione në Korçë dhe Pogradec për heqjen e kamerave “spiune” të vendosura në ambiente publike. Gjatë aksionit janë hequr 31 kamera, ndërsa nuk dihen ende poseduesit e tyre. Autoritetet thotë se përgjegjësit do të vihen shumë shpejt para drejtësisë.

Në Shkodër janë hequr deri tani mbi 60 kamera, por nuk dihet ende se kush janë autorët, të cilët i kanë vendosur këto mjete survejimi. Policia ka nisur ekzaminimet e tyre dhe për këtë janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi i Policisë: 

Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria  vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!