E ndërsa pasdite u njoftua se mbërritja e 15210 dozave të vaksinave të kompanisë “Pfizer” në Shqipëri ishte shtyrë për nesër, ministria e Shëndetësisë lajmëroi rreth orës 21:17 minuta të mbrëmjes se dozat do të vijnë sonte.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara” thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.
Ministrisë së Shëndetësisë thekson se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqendruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara./ db/ Abcnews.al