Opozita bojkoton mbledhjen e nesërme për Reformën Zgjedhore

schedule20:51 - 17 Maj, 2020

schedule 20:51 - 17 Maj, 2020

Opozita jashtëparlamentare ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e nesërme për Reformën Zgjedhore.

Vendimi është marrë gjatë takimit që kreu i PD Lulzim Basha thirri në selinë blu mbrëmjen e sotme me aleatët dhe ish-deputetët e PD.

Ky vendim vjen pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më herët Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje qytetarëve që të shkelin gjendjen e fatkeqësisë natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!