Omicron bën kërdinë me infektime, 4 viktima

schedule19:03 - 8 Janar, 2022

schedule 19:03 - 8 Janar, 2022

Varianti i ri “Omicron” po infekton shqiptarët në mënyrë të frikshme. Në 24 orët e fundit, ndikuar edhe nga varianti i ri që tashmë po bëhet dominant janë regjistruar 1,801 qytetarë të infektuar. Rastet e reja nga 8327 testime janë shënuar në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.

Katër qytetarë humbën jetën; Një nga Berati 58 vjeç, dy nga Tirana 64-65 vjeç dhe një nga Vlora 70 vjeç. Janë 12,283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli i MSH-së.

Statistika (08 Janar 2022)
Raste të reja ditore         1,801
Të shëruar në 24 orë       303
Të shtruar në spitale       114
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 8,327

Testime totale              1,524,940
Raste pozitive                 218,487
Raste të shëruara           202,967
Raste Aktive                      12,283
Humbje jete                         3,237

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,962
Fier                 1,111
Durrës             995
Elbasan           856
Shkodër          762
Vlorë                765
Berat               425
Gjirokastër     460
Lezhë              365
Korçë               310
Dibër                172
Kukës               100

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!