Ofronte vajzën e mitur për prostitucion, arrestohen nëna dhe partneri i saj

schedule11:24 - 27 Tetor, 2021

schedule 11:24 - 27 Tetor, 2021

Një grua 40-vjeçare u arrestua në qytetin izraelit të “Or Yehuda” të martën në mëngjes pasi policia zbuloi se shiste trupin e vajzës së saj 15-vjeçare për prostitucion.

Bashkë me nënën, u arrestua edhe partneri i saj si edhe gjashtë burra të tjerë që kishin kryer marrëdhënie seksuale me të miturën kundrejt parave, raporton abcnews.al.

Sipas “JPost“, operacioni u zhvillua nga njësia qendrore e Policisë Rajonale të Tel Avivit pasojë e një dyshimi se 15-vjeçari po detyrohej të kryente prostitucion.

Hetimi u hap kur njësia qendrore mori raportime për persona të rritur kërkonin nga një të mitur shërbime seksuale. Disa nga porositë janë bërë përmes një faqe interneti dhe disa përmes nënës së vajzës. Hetimi mblodhi prova për t’i përdorur kundër të dyshuarve me nënën si të dyshuar kryesore për shitjen e trupit të vajzës së saj për shuma të mëdha parash, të cilat ajo i përdorte për shpenzime familjare.

Hetimi është bërë publik mëngjesin e së martës me arrestimin e të dyshuarve, ndërsa shtëpitë e tyre janë kontrolluar për prova të mëtejshme që do të ndihmonin në hetim. Policia tha se pritet të bëjë arrestime të tjera.

Nëna dhe partneri i saj janë lënë në paraburgim deri të premten, ndërsa prokurorët do të kërkojnë vazhdimin e arrestimeve për të dyshuarit e tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!