Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë aprovim emergjent vaksinës anti-Covid të kompanisë farmaceutike kineze Sinovac, e cila prej disa muajsh po infektohet masivisht në Shqipëri.
OBSH ka siguruar që vaksina “është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”.
Pas lajmit ka reaguar në një postim në Facebook edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e ka cilësuar një lajm mjaft të mirë.
“Lajm i mirë. OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit” shkruan ministrja shqiptare.
Në Shqipëri përpos vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, po injektohen dhe Pfizer dhe AstraZeneca të certifikuara nga EMA, por edhe Sputnik V e cila ende nuk e ka marrë dritën jeshile./ Abcnews.al