Nuk e lanë të varroste të motrën, tenton vetëvrasjen i burgosuri në Berat

schedule15:05 - 11 Janar, 2020

schedule 15:05 - 11 Janar, 2020

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nē Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën, raporton abcnews.al.

Pas mjekimit tē marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën.

32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.

Gjatë paradites së sotme, nëna e tij kërkoi publikisht pjesëmarrjen e djemve të burgfosur në varrimin e Brunildës.

“Kërkojmë djemtë që të varrosin motrën e tyre të dashur. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”, u shpreh ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!