Ngjarjet kriminale në vend, “furtunë” ndryshimesh në kupolën drejtuese të policisë

schedule09:52 - 5 Korrik, 2021

schedule 09:52 - 5 Korrik, 2021

Nisur nga ngjarjet kriminale të ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit, Ardi Veliu ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne me urgjencë drejtuesit e Policisë në rang qarqesh, duke firmosur ndryshime të reja, të paralajmëruara më herët nga vetë kryeministri Edi Rama.

Me ndryshimet e reja janë emëruar drejtues të rinj të bluve në 10 qarqe të konsideruar si problematikë, ku përjashtim bëjnë Tirana dhe Gjirokastra.

Kështu Gjovalin Loka është emëruar në krye të Policisë së Elbasanit, një zonë e nxehtë sa i përket ngjarjeve kriminale. Ndërkohë burimet Niko Brahimaj do të largohet nga drejtimi i Policisë së Shkodrës, dhe në vend të tij emërohet Skënder Hita.

Ndryshimet në polici

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!