Policia e Tiranës ka arrestuar një 62-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se 62-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr.1 në kryeqytet pas padisë së prindërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe”, njofton policia.
Ka një numër të rritje ta padive për ngacmime seksuale ndaj të miturave gjatë kohëve të fundit, gjë që tregon sensibilizimin e prindërve dhe mësuesve, por edhe të policisë, e cila po tregon një ndjeshmëri më të madhe ndaj këtij fenomeni problematik. /abcnews.al