157 vite burg janë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për 8 autorët e grabitjes së famshme në aeroportin e Rinasit ku u morën rreth 10 milionë euro.
Konkretisht Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
46-vjeçari Admir Murataj humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një kilometër larg Rinasit, ndërsa 20 thasët e grabitura me para nuk janë gjetur ende nga uniformat blu. Ndërkohë, rezultoi se Klement Çala ka siguruar nga Kosova automjetet e përdorur në grabitje, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala ka bërë modifikimin e tyre në një ofiçinë në qytetin e Elbasanit.
Pas hekurave janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli Saimir Çela dhe Hasan Kanaçi. /abcnews.al