E fundit nga Italia, testohet për COVID-19 futbollisti i kombëtares

schedule14:59 - 11 Korrik, 2020

schedule 14:59 - 11 Korrik, 2020

Parma ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se një pjesëtar i klubit ka dalë pozitiv me COVID-19. Ai nuk është futbollist, sikurse sqarohet në komunikatën e lëshuar, dhe është izoluar. Gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka simptoma.

Ndërkohë njoftohet se janë testuar të gjithë futbollistët dhe stafi, për të parë nëse ka ndonjë tjetër që është infektuar. Mes tyre shtupën e ka bërë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

Parma, në njoftimin saj, thekson se asnjë person nuk ka dalë pozitiv nga testet e bëra dhe kështu mund të mendojnë për ndeshjen e radhës në kampionat. /abcnews.al