Nëntë raste të reja me COVID 19, ku janë të infektuarit

schedule11:05 - 24 Maj, 2020

schedule 11:05 - 24 Maj, 2020

Nëntë  raste të reja me Covid-19 janë zbuluar nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, duke eçuar në 998 numrin e të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

Ndërkohë një natë më parë ka humbur jetën një 64 vjeçare nga Tirana duke e çuar në 32 numrin e viktimave nga Covid 19 në vendin tonë. 64 vjeçarja vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)

Testime totale                         14605

Testime molekulare              13279

Testime serologjike               1326

Raste pozitive                         998

Raste të shëruara                  789

Raste Aktive                          177

Humbje jete                          32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            60

Durrës           53

Krujë              27

Shkodër         11

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan          1

Mirditë            1

Korçë              1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!