Ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë, Gledis Nano zbulon emrat

schedule13:03 - 18 Tetor, 2021

schedule 13:03 - 18 Tetor, 2021

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një deklaratë për mediat, ka lajmëruar ndryshimet e reja në radhët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

Në krye të policisë së Tiranës ka ardhur Lorenc Panganika. Ndërkohë Rabani Jaupi ka kaluar si Drejtor i Sigurisë Publike. Edhe Gjovalin Loka ka ndryshuar postin, duke u emëruar Drejtor në policinë e Korçës. Drejtor i Antiterrorit në vend të Gledis Nanos është emëruar Alban Dautaj.

Sipas Nanos, ndryshimet janë bërë në funksion të prioriteteve të reja si dhe me qëllim për t’i dhënë një impuls të ri policisë.

Ndryshimet e reja: 

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3. Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4. Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5. Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6. Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7. Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9. Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10. Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11. Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12. Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13. Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14. Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15. Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16. Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17. Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18. Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

/abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!